Pegasi Association of writers, poets and artists

Media

Home
Antologji Poetike"KORSI E HAPUR" 1
Anthology - Antologji
English Anthology
Prezantim i krijuesve - introduction of authors.
Lidhja e krijuesve "Pegasi" Dega Permet"
Vlerėsime- Evaluations
interviews
simpozium-symposium
konkurse- competitions
Media
Contact Me

Lum , o Zhej, kam thėnė, nė ato brigje, nė ato maja,
te bukur fushė ke zenė, qė sa u ēudit dynjaja!...

Kur nė endėrr mė kujtohe, mė vjen tė flas, o Zhej,
nė kėtė mėrzi tė largėt, i mjeri ku tė tė gjej !...

Ti je Zheji plot me lule, zogj e dritė ,
Ti je Zheji ku jetojnė perėnditė…
Zheji

Organ periodik kulturor- historik. Botohet nėn Kujdesin e Lidhjes sė Krijuesve "Pegasi", Albania, Gjirokastėr, muaji tetor 2007, numri 1 (001)
Dita e 8 tetorit 2007, ditė e hėnė, do tė mbahet mend nė historinė e Zhejit si dita e daljes sė gazetės sė parė nė historinė e tij shekullore.
Editorial
"Jemi nga Zheji"

Dr. Mitro Vllahu, Kryeredaktor i gazetės
dhe Anėtar i kryesisė sė Shoqatės Ēajupi, Dega Gjirokastėr

Tė parėt tanė u pėrpoqėn pėr vendlindjen dhe luftuan me pėrkushtim pėr progresin e saj. Shumė evenimente tė rendėsishme u shėnuan nė historinė e fshatit Zhej tė Zagorisė, Gjirokastėr, tė cilat janė tė fiksuara, jo vetėm nė historinė e krahinės, tė rrethit, por edhe nė rang kombėtar. Zheji ėshtė njė emėr i dėgjuar dhe krenimi pėr tė ėshtė nė ēdo shpirt dhe zemėr, jo vetėm tė zhejotėve, por edhe tė gjithė zagoritėve. Zhejotėt nga vetė natyra janė njerėz tė zgjuar, me temperament aktiv, tė lidhur ngushtėsisht njėri me tjetrin; njerėz qė e thonė tė vėrtetėn nė sy, qė dinė tė pėrcjellin bukur traditėn dhe zakonin, qė thurin vargje tė brishta, tė zjarrta dhe ia marrin kėngės, duke futur nė tė ngjyrimin zhejot, tė muhabetit nė trapeza dhe te zotėt nė "kultivimin" e traditės, procesit social, tė produktit shoqėror dhe prodhues. Qėllimi ynė, nė kėtė rast, ėshtė qė kėtij komuniteti tė zjarrtė t'i shpalosim zėrin e tij, t'i dėgjohet ky zė i menēur dhe inteligjent. Sot zhejotet janė tė shpėrndarė anė e mbanė Shqipėrisė, por shpėrndarja demografia e tyre ėshtė dhe nė vende tė ndryshme tė Botės si nė: Greqi, Itali, SHBA, Kanada e tjerė, duke u futur me prestigj nė kėto komunitete. A nuk duhet qė kėta zhejotė, tė cilėt banojnė nė njė shtrirje tė madhe gjeografike, sot tė jenė tė bashkuar, tė informohen ē'ndodh nė vendin e mėmės dhe nė vendet e tjera, ku ka grupime tė rėndėsishme tė komunitetit zhejot? Natyrisht qė po. Ata kėrkojnė tė dinė pėr gjasitė, mbresat dhe rritjet, pėr pėrvijimet artistike, pėr librat e shkruar nga zhejotet me talent dhe me emėr qė nga Tito Toska Vangjel Garo (Prifti) (Tito Toska) “krijues” tė dramaturgjisė bashkė me Ēajupin e madh, Gjergj Zhejin e deri te Anastas Bita, Eftimi Mila, Jani Ballo, Jorgo Dhespa e tjerė, pėr pėrkthyesit e tij me famė si Petro Zheji dhe pėr artistė tė mėdhenj tė artit tė fjalės dhe tė interpretimit si: Vera Zheji, Artur Zheji, Klement Konomi, pėr mjeshtra tė interpretimit tė kėngės si: Sotir Menkshi e Margarita Kllapi (Peri), pėr "Misionarėt e mėdhenj tė dijes" me ne krye xhaxhi Bitėn, Sfan Bitėn, apo pėr mjeshtra tė arkitektures si Arben Meksi, lauruar nė kėtė fushė edhe nė atė tė karrikaturės, pėr artistė nė fushėn e koreografisė si Liljana Ēarka, apo pėr mjeshtrat e bletės si Kolo Ballo e Lenajt e tjerė, apo edhe pėr kuadro ushtarakė potentė si Spiro Zhej, Filip Meksi, Llukan Garo e tjerė. Krahas rrjetit tė madh tė informimit, qė sot ėshtė prezent dhe mjaft i sofistikuar, le te jetė dhe mjeti informatik, gazeta me emrin e fshatit, e cila do tė hapė hapėsirė pėr tė komunikuar me njėri - tjetrin, pėr tė lėnė kujtesėn njerėzore tė shkruar me shkronja kapitale, produkt i kėtij fshati. Kjo ėshtė njė nismė e mirė, pasi do tė na bashkoi mė ngushtė, do tė dimė tė kujtojmė, tė respektojmė dhe tė festojmė sė bashku; tė qajmė hallet e pėrbashkėta, tė dimė tė kujdesemi pėr pronėn tonė, tė kujdesemi pėr zhvillimin infrastrukturor tė fshatit dhe lidhjen e tij brenda pėrbrenda Zagorisė si dhe me Gjirokastrėn nga Ēajupi. Ne duhet tė ngremė sė toku zėrin tonė pėr shfrytėzimin turistik tė begatisė Ēajup, e lėnė deri tani nė harresė nė planet e zhvillimit. Le t'i rikonstrukturojm objektet kulturore ish vatrėn e kulturės tė lėnė nė rrėnojė", e cila tė na shėrbejė si ambient festimi dhe pėr ndodhi tė tjera; tė riparojmė ambientet e ish shkollės 8 vjeēare, tė ruajmė njė nga bibliotekat mė tė pasura, ndoshta edhe tė rrethit tė Gjirokastrės, tė rregullojmė rrugėt dhe krojet e fshatit me te ardhurat, qė ka fshati si dhe investimet e njerėzve tanė tė fushės sė biznesit si edhe kontributin vetiak, sipas mundėsive tė secilit, qė kur ėshtė fjala pėr fshatin bėjnė ēudira. Le tė kujdesemi pėr gjithēka, qė kemi pronė deri te vreshtat, pjergullat dhe tė ripėrtėritim traditėn e pemėve frutore. Familjet, qė ndodhen nė fshat le ta ndiejnė veten mė mirė me praninė tonė sezonale, me interesimin tonė tė gjithanshėm dhe produktet e tyre bujqėsore e blegtorale le tė jenė tė pranishme nė tregun e qytetit, sidomos tė Gjirokastrės. Inisiativat konkrete tė ndėrmarra pėr rikonstruktim tė shtėpive, qė ka shumė vjet qė ka filluar nė Zhej, e tė prirė nga Jorgo Q. Mekshi, Stefan Konomi, Thoma Ballo e tė tjerė, tė impulsohet dhe tė gjithė tė kenė "dhomėn" e tyre tė pushimit sezonal. Kėshtu do t'i japim mė frymėmarrje fshatit tonė dhe "nuk do tė na djegė malli“, pasi do tė jemi gjithmonė mė tė pranishėm tek ai. Kėshilli botues i gazetės “ZHEJI“ ju bėn thirrje: "Bashkohuni nė kėto nisma tė mėdha pėr Zhejin tonė tė dashur! Mundėsitė ekzistojnė. Le tė bashkojmė energjitė tona".
Me daljen e numrit tė parė tė gazetės sonė fillon njė epokė e re e lidhėsisė dhe tė shėrbesės ndaj vendlindjes. Ne me kėtė rast pėrgėzojmė edhe daljet e gazetave tė tjera pėeriodike tė fhstravetė Zagories: Intelekt 2001... Hoshteva, Lliari, Sheperi, Nivani, Doshnica, tė cilat kanė dhėnė njė kontribut tė madh pėr shpalosjen e vlerave dhe inteligjencės zagorite gjatė gjithė kohėve.
Me kėtė rast dua tė pėrgėzoj Shoqatėn Ēajupi, Dega Gjirokastėr, e cila, nė bashkėpunim me lidhjen e Krijuesve “PEGASI“ Albania ka zhvilluar njė veprimtari konkrete mediatike me vlerė nė veprimtarinė e saj, duke e ngritur nė shkallėn mė tė lartė, jashtė fjalėve boshe e punės rutinė. Ėshtė evidente kėtu tė pėrmenden puna pasionante e shkrimtarit dhe poetit Kristaq F. Shabani, Ing. Jorgo Ndreu, Ing. Filip Konomi, pedagoges Eli Vito, Stomatologut Kristo Semi, Harrillo Koxhjonit, Josif Lekgjikut, Inxhinierit tė luleve Kleanth Mandi, poetit Niko Dede, kameramanit Ylli Ēapi, por dhe mjaft veprimtarėvetė shquar tė degės si Qirjako Zogo, Qirjako Andoni, Fori Bici, Filip Mino, Petro Dilo, Akile Llaka e shumė e shumė tė tjerėve, njerėz energjikė, qė kujdesen pėr komunitetin zagorit.

EFTIMI MILA

ZAGORIES SIME


Zagorie , emėr i shtrenjtė nė kujtime ,
Emrin tėnd e mban tė shkruar zemra ime.
Tek ty kemi tė firmosur vegjėlinė,
Ti na rrite edukove, nėnė e mirė .
Midis luleve tė Ēajupit na dhe shtanė ,
Na dhe dritė e na dhe shkolla mė ēdo anė.
Dhe e plakur po marr penėn e po shkruaj,
Fshatin tim s’e harroj kurrė, thellė e ruaj,
Ėshtė Zheji midis kopshteve me lule,
Ėshtė ai qė na ka rritur me pekule …
Ishin nėnat qė punonin ditė e natė,
Herė pa bukė e herė pa gjumė – gojė mjaltė.
Baballarė e xhaxhallarė tė mėrguar
As me penė e as me zemėr s’tė harruan.
Ty o Zhej , o fshati im s’tė harroj kurrė,
Pa tė kujtuar asnjėherė s’fjeta gjumė.
Ti je Zheji plot me lule, zogj e dritė,
Ti je Zheji ku jetojnė perėnditė!
Po fėmijėt po tė lėnė e po mėrgojnė,
Shėrbėtor e tė sfilitur larg punojnė.
S’i mban dot se je braktisur, shkatėrruar,
E pėr ty askujt nė mendje s’i ka shkuar.
Edhe pleqtė, qė ti mban, i ke pranė,
S’shkojnė dot nė Gjirokastėr, fuqi s’kanė.
Pėr njė kokėrr aspirinė e qese kripė,
Shkojnė hipur nė gomarė nė atė grykė.
Edhe zogjtė qė kėndonin nė pranverė
Kėngė e tyre mė s’dėgjohet, mė s’ka vlerė .
Se fėmijėt mė nuk lozin nė livadhe,
Sepse jeta mė nuk ndihet nė ugare . . .
Po pranvera do tė vijė pėrsėri
Dhe fėmijėt do tė kthehen nė shtėpi.

Mė 15 gusht 2007 tė gjithė zhejotėt, me rastin e festės sė Shėn Marisė u mblodhėn dhe festuan, u takuan dhe u ēmallėn njėri me tjetrin si dhe diskutuan pėr “PROGRAMIN E MADH TE ZHVILLIMIT TE ZHEJIT” nė tė ardhmen.

Urim
Redaksia e gazetės ZHEJI i uron suksese nė detyrė Kryetarit tė Kėshillit tė fshatit Zhej , tė rizgjedhur z. Anastas Ēarka, apo siē shprehen tė gjithė zhejotėt‚ drejtor Caces, i cili gjatė gjithė jetės i ėshtė pėrkushtuar fshatit dhe sidomos ka dhėnė njė kontribut tė padiskutueshėm nė lėmin arsimor, duke u reshtuar pėrkrah xhaxhi Bitės, Stefan Bitės, Thoma Sulit, Llazo Menkshit e tjerė.


Jorgo Dhespa

***
S'e shuaj dot
mallin,
Vitet ikin,
Ne,
zogj me plagė...

KU JAM UNĖ TANI

Mėrzia, brenga mė pushton,
Shpeshherė, s'di me mua ē'po ndodh...
Me dorėn e djathtė
fshij ballin,
mėrzibrengėn largoj...
Tek unė kurrė s'do gjeni qetėsi,
jam gur i fortė, jam gur i zi!
Ne s'e njihni fortėsinė e tij,
Kthehuni atje,
Ku jam unė tani!



Zheji
nga Doktor i Shkencave Historike Apostol Pango

Fshat i pozicionuar nė lindje tė Malit tė Bucelthit, me lartėsinė 700 m. Shtrihet rrėzė Belenatit dhe rrethohet me kodra tė ulėta. Lidhet me Ēajupin me dy rrugė kėmbėsore, njėra kalon nė Buzėn e Rripės (ndėrmjet Strakavecit dhe Bucelthit) dhe tjetra nė anėn JL tė kėtij tė fundit. Sipas tė dhėnave ėshtė vendbanim i lashtė. Kjo vėrtetohet katėrcipėrisht se nė Belenat dhe Vėrri tė Zhejit janė gjetur varre dhe qeramika tė periudhės antike. Zheji fillimisht ka qenė i pozicionuar rreth 2 km nė VL tė tij. Pėrmendet nė shek. XI njė manastir i madh dhe nė regjistrimet e osmanėve nė shek. XV- XVI. Sipas kėtyre burimeve mė 1431 kishte 34 familje dhe mė 1583 - 45 familje. Ndėrsa mė 1852, sipas historianit grek P. Arvantinoi, ka patur 80 shtėpi dhe mė 1898 – 800 banorė. Mė 1887 ēeli shkollėn nė gjuhėn greke, e cila frekuentohej edhe nga nxėnėsit e ardhur nga Lliari. Mė 1898 shkolla kishte 50 nxėnės dhe pėr mbajtjen e saj mblidheshin nga fshatrat 500 grosh nė vit. Duhet evidentuar se nga guri i Zhejit, i gdhendur me mjeshtėri janė pėrgatitur qoshet e shtėpisė madhėshtore tė Vangjel Zhapės nė Labovėn e Zhapės.
Pėrpjekjet e patriotėve tė Zhejit pėr mėsimin e gjuhės shqipe u shtuan nė dekadėn e dytė tė shek.XX. Mė 1910 emigrantėt Jano Marka e Spiro Vllahu sollėn abetare dhe libra nė gjuhėn amtare. Shkolla shqipe u hap nė vitin 1917 me dy mėsues, njėri italian, qė jepte gjuhėn italiane. Mė 1913 ka pasur 612 banorė dhe mė 1927 – 529 banorė. Gjatė viteve 1920 -1924 janė zhvilluar veprimtari pėrparimtare, atdhetare, kryesisht nga zhejotė qė ishin nė emigracion.
Morėn pjesė nė luftėn e Vlorės: Foto Menkshi, Gaēe Qendro, Miltjadh Garo, Perikli Ēarka e Petro Garo, ndėrsa Revolucioni i Qershorit u pėrkrah dhe u ndihmua nga Sotir Gjergo. Zheji ka pasur 12 kisha dhe feston ēdo vit Shėne Premten. Nė fshatin Zhej ka shėrbyer si prift Aleks Koto Shabani nga Lliari, i cili kishte mbaruar studimet nė Stamboll. deri nė vitin 1949. Nė muajt gusht - tetor 1918 vdiqėn nga gripi 91 vetė. Gjatė 3 dekadave tė shek. tė kaluar ka pasur 3 dyqane, 2 mullinj bloje dhe 7 zanatxhinj. Prezenca e tyre i ka dhėnė kėtij fshati zhvillim industrial. Nė kėtė periudhė mjaft zhejotė emigruan dhe rreth 40 familje nuk u kthyen. Ata u inkuadruan nė vende ku shkuan nė shoqėri atdhetare, tė organizuar nga emigrantėt shqiptarė. Ndėrsa nė Zhej u krijua shoqėria Pėrparimi (1922) dhe “Ylli teatral”. Populli i Zhejit ka marrė pjesė gjallėsisht nė Luftėn ANAĒL. Njė veprimtari tepėr aktive luftarake me skuadra tė armatosura pėr mbrojtjen e pasurive fshatare, formimi i njėsitit guerril tė armatosur, organizata e gruas, e cila mundėsoi ndihmesėn e kualifikuar pėr veshje tė partizanėve dhe transportimin me kafshė tė materialeve nė: Pogon, Libohovė, Bregdet, Kurvelesh. Edhe njėsiti i armatosur i Zhejit nė vitin 1943 mori pjesė nė veprime luftarake nė: Mezhgoran, Pėrmet, Libohovė, Gjirokastėr dhe Kuqar (27. 06. 1943). Nė 1944 nė fshatin Zhej u bė mbledhja e Intelektualėve. Zheji u dėmtua shumė nga kjo luftė. Gjatė dy operacioneve armike u dogjėn 65 shtėpi e 18 kasolle, u grabitėn 63 qe, 12 kafshė pune, 200 krerė bagėti tė imta dhe u shkatėrruan 43 koshere bletėsh. U internuan nė Itali Kiēo Kllapi (1939) dhe nė Gjermani Gaēe e Sokrat Qendro, ndėrsa u burgosėn nga italianėt: Thoma Ēarka, Pirro Bita e Vasil Shaka. Morėn pjesė nė kėtė luftė 18 vetė, nga tė cilėt ra dėshmor Spiro Zogo.
Pas ēlirimit u ngrit ambulanca e parė (1946) me Vito Gjonin e Pirro Kllapin; u ēel shkolla 7 vjeēare (1947), u vendos qendra e lokalitetit pėr fshatrat: Zhej, Lliar, Doshnicė, Hoshtevė, Vithuq; u krijua kooperativa bujqėsore (19.08.1956) me kryetar Spiro P. Ēarka dhe mė 1958 u kolektivizua gjithė fshati. U bė telefonizimi (1967), elektrifikimi (22.09.1969) dhe mė pas, nė tetor tė atij viti, u pėrurua kompleksi: ambulancė e konsultore, shtėpi lindjeje, ēerdhe kopsht fėmijėsh, banja e lavanteri, hotel, mencė e furrė buke. Ka pasur njė grup folklorik, i cili ėshtė dalluar nė festivalet folklorike e kombėtare. Zheji, nė fillim tė viteve 1945, kishte rreth 100 shtėpi me 500 banorė, nė pas u larguan 150 vetė, mjaft prej tyre me familje. Sot ka 22 shtėpi me 59 banorė. Drejtimi kryesor i ekonomisė janė drithrat e bukės, pemtaria, vreshtaria, blegtoria e sidomos bagėtia e imėt. Familjet mė tė vjetra janė: Sevajt, Dukajt e Shehitajt, ndėrsa mė tė mėdhatė dhe mė tė pėrmendurat janė: Ēarkajt, Qendrajt, Menkshajt, Garulajt, Bitajt, Garajt, Kllapajt, Sulajt, Qorrajt, Stefajt.
Nė lėvizjen kulturoro - artistike e letrare janė dalluar sidomos familja e Spiro Zhejit si: Petro e Gjergj, Vera dhe Artur Zheji, tė cilėt kanė dhėnė njė kontribut tė madhe edhe nė shkallė vendi si dhe nė shkėmbimin universal tė vlerave. Gjithashtu duhet tė pėrmendet kontributi qė jep nė evidentimin e vlerave tė Zhejit poeti Anastas Bita, i cili ka botuar librin e tij poetik tė titulluar “ Mė kėrkoni atje ku nuk jam”. Kohėt e fundit duke u nisur nga nostalgjia kanė filluar tė “mbijnė” libra tė rinj kryesisht tė folkloristikės popullore, pra tė bazuar nė tabanin popullor si: Jorgo Dhespa me veprėn “Kthehem atje ku u nisa” dhe Jani Ballo me librin “Po nis bletėn”, tė cilėt i kėndojnė edhe bukurive tė Zhejit dhe gjithė Zagorisė.

Fushės sė Ēajupit
nga Andon Konomi
. . . Fushė e bukur anė e mbanė, me ujė erėza tė mira,
Shėne Prėmten edhe Bratnė, vetėm duket hapėsira!
Buzė e Rripės dhe Teqeja, o moj ti, e zeza Hanko,
ku kullosin kopeja,…
Ujė i ftohtė nė Janko, se ē’mė pihet vetėm njėherė,
i shkreti po ėshtė i ftohtė,do tė rri tė marr njė erė...
Kur kujtoj, mė venė lot, tė shtrihem nėn hije,
dhe tė flė nja dy- tre orė, atij vendi me shije,
tė dėgjoj zile e kėmborė, tė ngrihem e tė ha bukė,
nėn hije tė murrizit,djath tė leshtė nė kripė,
sikur jam afėr Parisit!
Tė dalė poshtė nga Rrėza, nė atė tė bukur tokė,
tė dėgjoj zogj e thėllėza dhe t’ia marr kėngės tok.
Si erret ashtu pasdreke, zjarr mė ndezin ca ēobanė,
njerėzit vinė vergje – vergje me uri bukėn e hanė!
Ngrihem nė mėngjes pa gdhirė ha, pi, ē’tė mė dojė goja
dhe rri nė atė ftohtėsirė, majė bregut tek: O. . . o -ja
Lum , o Zhej, kam thėnė, nė ato brigje, nė ato maja,
tė bukur fushė ke zėnė, qė sa u ēudit dynjaja!...
Shkėmbi, Qafa dhe Bucelthi, me Ēajupin kur takojnė,
atje ujku, atje derri, atje sorkadhet vallėzojnė!
Moll’e Gjondreut, Zaskaj, Shėndėlliu nė Bregn’ e Bolit,
mė vjen mall pėr atė maj’, si Pashai karshi Gjolit !
Grop’ e Milaj me Defile, Mavriqeti me Shėn Mėri,
qė mban erė trėndafile, Ar’ e Xhekės me Gjonzi,
vapė e keqe kur shtrėngonte, qė nė Gjonē e nė Shėn Mėri,
cinxuri qė cinxėronte, thoshte pėr nja dy a tri.
Kur nė ėndėr mė kujtohe, mė vjen tė flas, o Zhej,
nė kėtė mėrzi tė largėt, i mjeri ku tė tė gjej !...

Gole Zogua nė Gjirokastėr, tė ēudit me aftėsitė e tij tė mbajtjes pėrmendėsh tė vjershave tė thurura dikur nga tė parėt, pėr kėngėt po tė vjetra, midis tė tjerave ai thur dhe vargje vetė pėr fshatin qė ėshtė i malluar. Vjershėn e mėsipėrtme ai e solli tė gjallė, ashtu siē ėshėt shkruar pėr fshatin e tij Zhejin.

Nėse kėrkoni tė rifitoni energji inteligjence, urdhėroni nė Zhej... Kėtu do tė ndiheni mirė dhe kur tė vini, do ta kuptoni se sa i saktė jam...
Profeti

Ėngjėjt qė kanė “lindur ” Bibliotekat

Zheji

Nga Kristaq F. Shabani
Zheji ka qenė dhe ėshtė njė fshat gjithmonė i bukur, ku nė tė gjarpėrojnė rrugė e kalldrėme. Shtėpi tė rrethuara me mure mbrojtės dhe me porta tė zbukuruara, ku kolori i ngjyrave ėshtė i tejėmbėl. Vetė ky mjedis i bukur nė tė gjitha kohėrat ka lindur krijesa tė bukura dhe qė kanė bėrė epokė. Duhet ta shikosh nga njė pikė e lartė Zhejin qė tė futesh nė labirintin e tij, por pėrsėri me shumė vėshtirėsi. G e tij e dikurshme ka humbur gjatė rrugės kohore dhe ėshtė zėvėndėsuar me njė “J” tė bukur, melodioze. Zheji ka qenė njė nga qendrat ku lindėn elementė tė zhvillimit shoqėror kapitalist nė krahinė. Pjesė e kėtij zhvillimi tėrėsor social e ideor shpirtėror janė tė mėdhenjtė e Zhejit. Madhėshtia e kėtij komponenti njerėzor shprehet qartazi tek disa njerėz, qė duam sot t’i veēojmė nė njė analizė tė vogėl. Studiuesit janė befasuar nga dy zhejotėt e mėdhenj: Vangjel Garo dhe Petro Garo, tė cilėt nė fillim tė kėtij shekulli (shek. XX), qė po i rrėzohet fleta e fundit, botuan nė Turqi pėrmbledhjen nė shqip Kėtu -Atje. Dihet se ky ėshtė njė kontribut i tė zgjuarve, i cili i pėrket vitit 1924. Tė dhėnat botuese tė nxjerra nga arkivi tregojnė se tė dy botuesit kanė bėrė njė punė tė madhe. Vetė “zhanret”, qė pėrmblidhen nė kėtė Biblioteke Popullore” Nr. 1 si: vjersha, rrefenja popullore, tregime letrare, anekdota pėr zbavitje, si dhe epigrame konkurruese e tregojnė mė sė miri kėtė. Autorėt i kanė vėnė vetes njė qėllim tė madh, tė cilin e parashtrojnė nė parathėnien e kėsaj “Biblioteke”: -Gjithė bota sot nė tė shumtėn e shkojnė me lėēitje. Seicili po tė mos lėēitė dy gazeta nė ditė dhe dy tė pėrkohėshme nė javė ėsht’ e pamundur tė mbetej i qetė, dhe kjo ėshtė njė shėnjė pėrparimi dhe zhvillimi. Qėllimi ynė ėshtė qė kėtė libėr ta botojmė nė volume tė veēanta qė tė bėhet njė bibliotekė popullore mbaruar e nevojėshme pėr vatrėn e ēdo shqiptari, se brėnda nė kėtė, aty do tė gjejė: rrėfenja tė zgjedhura tė marra prej shkrimtarėve tė ēquar tė ktij shekulli, anekdota tė ndryshme, vjersha, konkurse etj… Ndonėse nė ky volum i parė do tė gjėnden pėrkthime tė huaja, po rezervohemi se nga librat e tjera pėrpiqemi tė pėrmbajmė mė tepėr tregime dhe idile nga ajo rrojtje fshatarake e Shqipėrise dhe kėtė do ta bėjmė me ndihmėn e shkrimtarėve bukur tė gjuhės sonė, duke shpresuar se do tė kemi tė plotė ndihmėn e tyre morale.
Kjo ndėrmarrje e Vangjel dhe Petro Garos, nė kėto pėrmasa dhe nė kėtė forcė erudicioni, duhet tė merret shembull. Ideja pėr njė bibliotekė popullore me larmitet flet dhe pėr qėllime tė larta nė mbrojtje dhe pėrhapje tė gjuhės kombėtare.
2. Kush ishte Vangjel Garua(Prifti)? Nė bisedat e ndryshme, kur flitet pėr veprimtari letrare, pėr veprimtari skenike, pėr organizim lojėrash sportive Vangjel Garua ėshtė Flamurtari. Shkrimtari Vangjel Garua i pagėzuar me njė pseudonim “Tito Toska”, ėshtė autori i tri veprave: Tre Yjet e Shqipėrisė, I burgosuri dhe Kurbeti. Tė bije nė sy fakti qė shpreh dhe patriotizmin e tij tė flaktė pėr trajtesėn qė ju bėn frashėrllinjve tė mėdhenj: Abdyl, Naim dhe Sami, apo trajtesės sė temave tė mėdha tė kurbetit – plagė, qė e ka vuajtur mbi shpinėn e tij dhe tė veprės tjetėr qė rrok temė e me subjekt nga burgu, duke nxjerrė protagonist kryesor Mihal Gramenon.
Edhe kur je nė kurbet, je i prangosur, edhe kur pėrpiqesh tė ndryshosh kursin e mjerimit… a nuk ėshtė njė burg i vėrtetė tė punosh nė diskriminim me vlera tė ulėta shpėrblimi dhe pėrdorimi? Veprat e Garos pėrmbajnė “tharmin” e jetės sė tij, protestėn dhe vuajtjet. Vitet njėzet tė kėtij shekulli e gjejnė nė Argjentinė si emigrant ekonomik; merr pjesė nė lėvizjet punėtore fuqishėm. Pėr inteligjencėn dhe aktivitetin e tij bie nė sy tė autoriteteve qeveritare. Nga presionet e ushtruara ndaj tij, detyrohet tė mėrgojė nė Kolumbi. Por s’rreshti tė marrė pjesė nė organizatat e punėtorėve dhe nė kėtė vend. Dhe kėtė radhė njeriu me pikpamje demokratike ra nė burg. Ndihmohet nga organzata punėtore me ushqime e tė holla. Si i huaj lirohet nga burgu nė vitin 1927 dhe pėrsėri nė mėnyrė ilegale u stacionua nė Argjentinė. Filloi lidhėsitė me zagoritėt dhe me picariotė, qė ishin punėsuar dhe jetonin nė Argjentinė. Nė Zhej u kthye nė vitin 1932. Filloi pėrkushtimin e tij nė drejtim tė zhvillimit dhe tė civilizimit tė mendimit nė Zhej dhe ne krahinė. U martua dhe nga kjo martesė pati njė vajzė. Burri energjik, i dituri Vangjel, u lidh pėr tė kurorėzuar idetė e tij me njė gjeneratė tė rinjsh, ku me ta organizoi Shoqėrinė Shyta, e cila nė planifikim kishte ndriēim nė kulturė, arsim e nė fusha tė tjera. Me inisiativėn e tij u vu nė skenė Shėrbėtori i dy zotėrinjve, tė cilėn e realizoi me grupin teatral tė ngritur, por ndaj pjesės u ushtrua ēensurė pėr tė mos e dhėnė nė fshatrat e tjera te Zagories. Shtetarėt dyshuan se mos bėhej propagandė ndaj Mbretit, pasi e njihnin mirė kush ishte Vangjel Garua! Por shpjegimi i subjektit nga ana e tij bėri qė “pjesa“ tė shpėtonte nga ēensura dhe tė fillonin shfaqjet.
Me tre libra tė botuara, tė cilat janė dhe nė fondet e Bibliotekės sonė Kombėtare, me organizime tė tilla progresive pėr kohėn, veprimtari arti, skenike dhe zhvillim kampionati tė lojėrave sportive, Vangjel Garo, ka shkruar emrin e tij tė artė nė Altarin e Zhvillimit dhe tė Pėrparimit tė Kombit, duke mbetur njė vigan i mendimit progresiv…

***
Ecim mbi tokėn e Zhejit dhe meditojmė: Zheji ecėn bashkė me tė mėdhenjtė dhe tė mėdhenjtė ecin me Zhejin… Duket sikur toka e kėtij fshati, shtėpitė e gjithėēka njerėzore thotė: “Krahas punėve, ejani ndonjėherė tė ēmallemi, o djem tė zgjuar dhe vajza sorkadhe!”.

Nga potencialet turistike tė Zagorisė

FUSHA OSE PLLAJA E ĒAJUPIT

Fusha karstike e Ēajupit, ose pllaja e Ēajupit, shtrihet rreth 1200 m mbi nivelin e detit. Ajo pozicionohet midis majės sė Ēajupit, maleve tė Topovės, kullotave tė Karagjozatėve, maleve tė Labovės dhe malit tė Bucelthit. Maja e Ēajupit ėshtė njė majė nė malin e Lunxhėrisė me lartėsi 1536 m, i pėrbėrė nga shkėmbinj gėlqerorė, me dukuri e tipizime tė shumta karstike.
“Porta” hyrėse nga Zagoria pėr nė fushėn e Ēajupit ėshtė gryka e Shėnepremtes, e cila krijon lidhėsi me Hijen e Mallkuar, njė vend i ndritur historikisht, ku Kapllan Pasha me dy sejmenė tė tij, gjetėn vdekjen nga tehu i shpatės sė kapedanit zagorit Kiēo Vlashi nga Hoshteva, i motivuar figuracionalisht nga populli i Zagorisė “Dreri i maleve”. Arsyeja e dhėnies sė kėtij motivimi lidhet me faktin kokėfortė historik, pasi nė sheshin e Ēajupit nė kėtė teatėr tė veprimit luftarak Kapedani trim Kiēo Vlashi me ēetėn e tij asgjėsoi njė hordhi tė tėrė turke, e cila humbi nė kėtė akt luftues dhe drejtimin e saj, pasi komandanti i saj, Shapllo Beun, mbeti i vrarė.
Formėzimi i Fusha e Ēajupit ėshtė pak a shumė i rrumbullakėt. Si rrjedhojė e rrethimit me maja malesh krijohet mundėsia e prezencės sė ujėrave dhe burime tė shumta, katėr burime, tė cilėt kanė njė ujė tėrėsisht tė kristalizuar dhe emėrtohen: burimi i Papalepurit, uji i ftohtė dhe shumė i lehtė; burimi “Janko”, “Ojen” dhe mbreti i burimeve Brati, i cili dallohet pėr ujin e tij shumė tė ftohtė, por edhe me vlera tė mėdha kurative tė provuara pėr kurim sėmundjesh tė ndryshme dhe kryesisht pėr kurimin e sėmundjeve nga tuberkulozi. Kjo aftėsi “burimore” ėshtė tipizuar edhe nė folkloristikėn e zonės, e cila ėshtė me emėr jo vetėm nė rreth, por edhe nė vend e mė gjerė. Ja si shprehen cilėsitė ujore tė kėtyre burimeve: “Brati me ujė tė ftohtė, ē kur e pi tė rrjedhin lot, ē “Gropė e lotėve” rrėzė malit, ē“Papalepuri”, ujė zallit .“Jankua” me “Buzėn e Rripės”, ēSa lezet qė janė sipėr ēedhe “Ojen” kur shikon,ēnė anė tė rrugės buron.
Pozicionimi i tillė, prezenca e ujėrave, klima e shėndetshme me njė ajėr tė pastėr, lulet shumėngjyrėshe, bimėt medicinale, prezenca e bimės aromėkėndshme tė ēajit, pazazhet natyrale tė magjishme e bėjnė kėtė pllajė njė qendėr tė rėndėsishme klimaterike, tė pashfrytėzuar deri tani. Kjo “magji” ka njė sipėrfaqe rreth 200 ha. Fusha e Ēajupit ėshtė futur shpesh nė lakmitė e tė pasurve, tė cilėt kėrkonin ta bėnin pronė tė tyre. Nė fund tė shekullit tė XIX u shpenzuan mijėra napolona flori pėr tė shpėtuar kėtė pasuri kaq tė vyer nga lakmia e Sabri bej Gjirokastrės, i cili pretendonte se ishte e tij. Vlen tė pėrmendet mbėshtetja ligjore qė pronarėt e ligjshėm, banorėt e fshatrave Lliar, Zhej gjetėn tek Ilia Harito, njė personalitet nė fushėn e jurisprudencės, i cili, veē ndihmės qė ju dha atyre, duke ua siguruar pronėsinė mbi Ēajupin edhe me vendim gjyqi, u dallua edhe si njė atdhetar me veprime tė shquara nė shėrbim tė ēėshtjes sonė kombėtare. Barin e fushės sė Ēajupit e korrnin dhe e korrin me kosė. Ėshtė fakt historik dhe i provuar qė nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės nga bari i Ēajupit furnizohej edhe kavaleria e tij nė Tepelenė me njė sasi tė konsiderueshme. Tashmė fusha e Ēajupit ka kaluar nė pronėsi tė pronarėve tė saj tė ligjshėm. Shembuj tė shfrytėzimit turistik tė kėsaj fushe, tė kėtij mjedisi mund tė pėrmendim edhe pėrēapjet, kur nė Ēajup pat qenė ndėrtuar edhe njė hotel dhe njė bar - kafe. Banorėt e fshatrave Zhej e Lliar si dhe mjaft zagoritė tė tjerė e disa gjirokastritė e kalonin pothuaj gjithė verėn duke jetuar nė Ēajup, pėr klimėn dhe ujėrat e tij tė mrekullueshėm. Karakollet rrugore, tė ndėrtuar nė shtigje dhe qafa malore, pėrveē vjeljes sė taksės sė kalimit nga tregėtarėt dhe kalimtarėt me karvanė tė ndryshėm, kishin pėr detyrė edhe mbrojtjen e tyre nga grabitėsit e ndryshėm. Ruhet edhe sot njė karrakoll i tillė rrugor, ndėrtuar nė fund tė shekullit tė xVIII nga Ali Pashė Tepelena. Ky ėshtė karakolli nė Qafėn e Ēajupit, gjatė rrugės Gjirokastėr – Erind – Ēajup – Zagorie – Pėrmet, i cili nga zagoritėt njihet me emrin “Taborri i Ēajupit”. Ėshtė njė ndėrtim i ulėt cilindrik me kupolė sferike. Pėrbėhet nga mure tė trashė, pa asnjė dritare. Ka vetėm njė derė, qė mbrohet nga dy fėrngji tė pjerrėta nė tė dy anėt e saj.
Emri i Ēajupit ėshtė shumė i njohur. E ka pėrdorur si pseudonim poeti i shquar i Rilindjes sonė Kombėtare, Andon Zako Ēajupi. Kėtė emėr e mbajnė gjithashtu dhe shumė institucione arsimore, kulturore e shoqėrore. Me emrin “Ēajupi” ėshtė pagėzuar dhe Shoqata atdhetare, arsimore e kulturore, e themeluar mė 19 maj 1995. Shoqata “Ēajupi” ka dhe organin e vet periodik, gazetėn “Zagoria”, e cila botohet nė Tiranė, njė herė nė muaj. Nė krijimtarinė folklorike tė Zagorisė, kjo luginė ka hyrė si: O Ēajup, o vend i bukur, ēO baēe e luleve !

Disa tė dhėna pėr Dėrmazin e Ēajupin
Pak histori si vende banimi
Dėrmazi
Dėrmazi shtrihet nė mes tė fshatrave Lliar dhe Topovė. Ėshtė vend i pėrthyer me kodra e pėrrenj, me pyje ku dominon: lisi, shkoza, dėllinja e tjerė. Dėrmazi ka qenė njė nga vendet e banuara nė Zagorie, qysh nga fillimi i mijėvjeēarit tė dytė tė erės sonė, ashtu si dhe Ēajupi. Banorėt e Dermazit merreshin mė shumė me blegtori dhe mė pak me bujqėsi, pėr arsye se kishte fare pak tokė. Enėt dhe orenditė shtėpiake i punonin vetė prej druri dhe i gdhendnin me merak e mjeshtėri. Enėt e zjarrit i merrnin nė Erind, ku kishte poēare, duke i blerė ose me kėmbim me prodhimet e tyre blegtorale e bujqėsore. Sipas tė dhėnave gojore vėrtetohet se nė Dėrmaz bėhej ēdo vit njė panair, ku vinin tregėtarė dhe nga trevat e largėta si: Mallakastra, Tepelena e tjerė. Dermazi, si zonė malore pėrshihej nga dimra tė fortė e tė zgjatur, gjė qė vėshtirėsonte jetesėn. Kėshtu fshatarėt e Dermazit u detyruan tė shpėrngulen nė drejtim tė Jugut, ku gjetėn njė vend tė pėrshtatshėm, pėrtej kufijve tė sotėm shtetėror me Greqinė dhe atje themeluan fshatin e tyre tė ri, me pak ndryshim nga emri i parė Dermaz. Sot ky fshat quhet Dhermadhez, sepse nė greqisht, pėr arsye fonetike, nuk shqiptohet Dermaz.
Nė Dermaz dhe rreth tij ka pasur shumė kisha e faltore si Shėndellia, Shėn Mėria, Shėn Mitri e tjerė dhe qė gėrmadhat e tyre gjenden edhe sot, duke ruajtur emėrtimet e tyre. Aty ka qenė njė kishė me emrin Shėn Mėri e “Murtajės” dhe kjo quhej e tillė se ka njė arsye. Njerėzit e asaj kohe nuk i njihnin epidemitė nė mėnyrė shkencore. Ata kujtonin se u vinin nga Perėnditė, prandaj pėr tė zbutur sėmundjet ndėrtuan kishėn me kėtė emėr, ku bėnin, natyrisht, dhe kurbane duke ia dedikuar Zotit, qė t’i ruante nga e keqja. Rreth kėtyre faltoreve mblidheshin dhe kremtonin shenjtėt e ndryshėm.

Ēajupi
Ka qenė i banuar qysh nga fillimi i mijėvjeēarit tė dytė. Madje, mendohet se banorėt nė kėtė fshat kanė qenė nga Dermazi. Banonte mė pak popullsi se ajo e Dermazit se edhe vendi ku ishin vendosur, ishte i kufizuar. Banorėt e Ēajupit merreshin me blegtori e bujqėsi. Kėtu mbillej elb, thekėr, thjerėza, qiqėra, qep, patate e tjerė. Lidhjet me Valarenė i mbanin tė mira, madje, bėheshin edhe shkėmbime tregėtare. Dimrat e egėr bėnė, qė njė pjesė tė vendosen nė Erind dhe njė pjesė nė rrėzė tė Malit tė Zhejit, ku ngrihen vendbanimet e tyre dhe kultet fetare si: Shėn Todhri, Shėne Diela, aty ku varrezat vėrtetojnė vendbanimet e tyre. Veshmbathja sigurohej nga blegtoria. Pėrdorej shumė leshi i dhenėve dhe lėkurėt e gjedhėve pėr opinga. Mendohet se banorėt e Ēajupit janė vendosur nė Zhejin e sotėm nga vitet 1500. Fiset kryesore kėtu njihen: Garajt, Sevajt, Dadajt. Pati mė vonė tė ardhur nga Kurveleshi pėr t’i shpėtuar presionit turk, tė cilėt nuk donin tė ktheheshin nė fenė myslimane dhe u “ngulėn” nė kėto troje si fiset: Qenaj, Cakaj e tjerė.
Ēajupi kurdoherė ka qenė pronė e Zhejit dhe e Lliarit, pėr tė cilin mė vonė janė bėrė shumė pazare, pėr ta marrė bejlerėt, por ky ėshtė njė problem i mėvonshėm.
Marrė nga libri i autorit “ Intelekt 2001...” 2, shkrimi i shkruar nga Jorgo Garo.


Strakaveci (Shkėmbi i Zhejit)
Shtrihet nė lartėsi 1958 m ndėrmjet Qafės sė Ēajupit nė J dhe Malit tė Golikut nė VP. Ėshtė formuar nga gėlqerorė tė paleogjenit dhe mė pak nga ata tė kretakut. Relievi ėshtė tepėr shkėmbor dhe me pjerrėsi tė madhe, sidomos ana L qė merr pamjen e humnerave. Ai dallohet pėr pėrhapjen e gjerė tė formave karstike dhe lidhet ngushtė me ngritjen e fuqishme neotektonike me amplitudė tė madhe si dhe me thyrje e shkėputje tė shumta. Asimetria ėshtė e theksuar dhe mjaft e ndėrlikuar nga ana tektonike. Aty janė kafshė tė rralla si sorkadhja e sidomos dhija e egėr dhe me pakicė nė Bredhin e Zhejit, rriqerbulli. Nė rrėzė tė tij ėshtė ndėrtuar kisha e Shėn Ilisė.

Bredhishtja e Zhejit
Shtrihet nė lartėsinė 500 - 1900 m mbi nivelin e detit. Sipėrfaqja ėshtė rreth 1500 ha dhe shtrihet pėrballė fushės sė Ēajupit. Kati drunor i pyllit pėrfaqėsohet nga formacione tė bredhit tė Maqedonisė, nėnpylli pėrfaqėsohet nga shkoza, dėllinja, mėlleza. Grumbullimi kryesor ka moshė rreth mesatare, rreth 110 vjeēare, lartėsi mesatare tė drurėve 14 m dhe diametėr mesatar 30 cm.
Bredhishtja e Zhejit ėshtė relativisht e ruajtur mirė dhe pėrfaqėson pjesė tė rėndėsishme tė biodiversitetit tė Shqipėrisė jugore. Nė habitatet floristike rezulton se mund tė takohen lloje bimore e shtazore tė veēanta dhe unikale, si dhe lloje endemike si Forsythia europaea, Festucopsis serpentini. Nga studimet floristike rezulton se rriten rreth 15 taksone bimore tė rralla dhe tė kėrcėnuara. Toka ėshtė e murrme pyjore dhe gjendet mbi formacionet flishore dhe gėlqerore. Ėshtė kategoria e tretė e IUCN- Monument natyre, zonė e menaxhuar kryesisht pėr ruajtjen tė karakeristikave tė veēanta natyrore.

Pylli i Dėrmazit
Shtrihet ndėrmjet pėrroit tė Selės nė V, rrjedhjes sė poshtme tė lumit tė Zagorisė nė L dhe Dėrmazit e Shėn Mitrave nė J dhe JP. Ka gjatėsi afėr 3 km dhe gjerėsi 2,5 km. Pėrshkohet nga tre pėrrenj tė vegjėl e tė thatė (i Picurit, Qytezės dhe Kospinecit). Ėshtė pyll i dėndur, i mbuluar me drurė tė ndryshėm, si: shkurre, shkoza, frashėr, cermedel, lis e tj., tė cilat janė me vlerė pėr bagėtitė e imta.

Konstatime, mendime dhe ardhmėri

#.Ėshtė bėrė njė punė e mirė pėr tė lidhur Zhejin me Zagorinė, njė rrugė e brendshme (infrastrukturore e brendshme) , por qė lot rol edhe nė lėvizjet e lidhjet me Gjirokastrėn. Njė nga parėsitė e mėdha, qė duhet tė kihet parasysh nė tė ardhmen ėshtė qė rruga e Ēajupit pėr nė Gjirokastėr duhet tė shikohet me parėsi. Kjo rrugė ėshtė e programuar nė programin e Komunės pėr kėtė katėrvjeēar. Kjo do tė sjellė efektin pozitiv qė, mjetet disponuese dhe ēdo mjet tjetėr tė shkojė shumė shpejt nė Zhej. Me gjithatė rruga ka nevojė pėr kanalizime, zhavorrime, me qėllim qė tė mos pėsojė grryerje nga shirat.
# Duhet tė merren masa qė ish Vatra e Kulturės sė Fshatit Zhej, e cila ka qenė njė vatėr model tė riparohet, pasi asaj i kanė mbetur veēse muret.
#. Shkolla 9 vjeēare ėshtė njė pasuri e madhe e Zhejit, nė tė cilėn kanė filluar jetėn aktive shumė nxėnės, tė cilėt mandej, duke vijuar shkollat e tjera tė larta tė vendit, kanė arritur tė shquhen nė tė gjitha fushat. Kjo godinė e madhe , pėr tė cilėn ėshtė harxhuar djersa dhe puna edhe e vetė banorėve tė fshatit, duhet tė bėhen pėrpjekje tė mėdha pėr mirėmbajtjen e riparimin e saj. Pėr kėtė kėrkohen fonde, tė cilat duhet tė gjenden.

@. Nė Zhej ka qenė njė bibliotekė shumė e pasur, fondi i tė cilės ekziston dhe ėshtė i ruajtur, por ajo duhet tė mirėmbahet e mirėadministruar, pasi ėshtė njė pasuri shumė e madhe.
Sot zhejotėt duhet tė angazhohen dhe tė kontribuojnė pėr fshatin e tyre, pėr ta mbajtur ekzistuesin, por edhe pėr tė avancuar mė tej.
#. Duhet theksuar se nė Zhej po rikonstrukturohen shtėpitė, po ndėrtohen tė reja (kėto me pakicė), por jeta, sidomos nė vjeshtė, ėshtė e pranishme dhe prezenca e zhejotėve ėshtė e madhe. Peshėn mė tė madhe e mbajnė ata qė banojnė atje. Duhet luftohet qė t’i kthehet bukuria kėtij fshati, i cili ka qenė njė nga fshatrat mė me zė tė Zagories.

Njė konstatim qė duhet tė tregohemi tė vemendshėm

Njė skicim -ide
nga Qirjako Menkshi, zėvendkryeredaktor i gazetės « Zheji »

Dihet qė ėshtė bėrė njė pėrpjekje e madhe pėr historikun e fshatit tonė Zhej, fshat ky, qė ka njė bollėk tė madh veprimtarish, ngjarjesh, pra njė histori tejet tė pasur. Ekziston pra ky historik, por ai ėshtė e nevojshme tė botohet, duke e pėrpunuar dhe e pajisur me tė dhėna tė reja, plotėsi dhe ngjarje tė hulumtuara tashmė. Ekziston njė numėr shumė i mash specialistėsh tė kėsaj fushe, tė cilėt kanė shumė pėrvojė dhe qė janė edhe krenaria inteligjente e fshatit, tė cilėt mund tė japin dhe japin njė ndihmesė shumė tė madhe nė kėtė drejtim. Ēdo zagorit e ka tė nevojshėm qė tė ketė nė dorė historikun e kėtij fshati me emėr tė madh nė Zagorie. Ky botim serioz do tė shtojė fondin e madh tė pėrpjekjes pėr kujtesėn historike dhe do tė shėrbejė pėr njė njohje tė mėtejshme tė fshatit dhe tė pasurive reale tė trevės, qė shpesh herė minimizohen me dashje. Ky historik duhet tė ketė edhe aspektin e vet tėrheqės tė njė guide turistike pėr tė tėrhequr nė « Perla » turistėt e huaj dhe tė vendit, pėr tė pushuar apo pėr t’u relaksuar me vendet magjike malore, tė cilat sjellin epėrsi fizike e bukuri fizike. Duhet me ēdo kusht tė fillohet nga puna dhe tė caktohen njerėzit qė mund tė japin nė kėtė drejtim. Kjo do tė jetė njė vepėr, qė do t’u shėrbejė brezave. Edhe nė Zagori ka eksperienca tė tilla tė mira qė studiuesit e shumtė po punojnė dhe kanė dhėnė vepra tė tilla. Duke realizuar botimin e gazetės sonė, tė paktėn katėr herė nė vit, ne do tė kemi mundėsi qė tė « vjelim » materiale, tė aktivizojmė njerėz tė pasionuar dhe tė plotėsojmė me gjėra tė reja historikun tonė ekzistues. Pra baza e studimit ekziston, t’i pėrvishemi punės qė tė realizojmė atė qė parashtrojmė. Ēdo zhejot, duke ndihmuar nė dhėnien e pemės gjeanologjike si dhe veēorive tipike, dalluese tė familjes dhe fisit tė tij, do tė japi kontribut nė arritjen me sukses tė kėtij procesi qė ne po e fillojmė. Ne me punėn tonė pasionante do tė tėrheqin tė gjithė studiuesit dhe njerėzit e menēur pėr tė realizuar kėtė ide tė madhe.

Fillon viti i ri shkollor nė shkollėn e Zhejit
Ka filluar viti i ri shkollor edhe nė Shkollėn 9 vjeēare tė Zhejit, por shkolla sivjet ka vetėm 4 nxėnės. Nxėnėsja mė e re e kėsaj shkolle, qė filloi vitin e parė ėshtė Athina Roland Ēarka, e cila ēdo ditė shkon nė shkollė nga Lliari, ku banon familja Ēarka. Njė pasion i madh i saj, njė pėrkushtim nė rrugėn e sapofilluar tė dijes. Athinaja tė befason me inteligjencėn e saj. Flet me njė arsyetim tė madhi qė secili do ta kishte zili. E urojmė pėr fillimin eshkollės dhe ajo na thotė : « Lodhem pak , - por unė jam mėsuar me kėtė klimė tė Zagories dhe do t’ia dal mbanė. Ėndrra ime ėshtė tė bėhem mėsuese… » . Testet e para me mėsuesit pasionant Agim Ēarka, i ka kaluar me sukses. Mėsuesi i vetėm i shkollės, Agimi, ėshtė shumė i pėrkushtuar dhe shquhet pėr predispozitėn e tij, pėr ecurinė e nxėnėsve. Midis tė tjerash ai na thotė: « Unė jam i angazhuar totalisht nė tė gjitha drejtimet qė tė bėj njė punė tė dendur mėsimore pėr tė arritur pikėsynimet e vitit tė ri, qė sapo ka hapur siparin »
Nė ceremoninė e hapjes sė kėtij sezoni morėn pjesė, pėrveē prindėrve tė nxėnėsve qė vijojnė mėsimet nė kėtė shkollė edhe Kryetari i Kėshillit tė fshatit Zhej , ish Drejtori i kėsaj shkolle z. Anastas Ēarka, por edhe mėsuesit pensionistė Jorgo Q. Menkshi e Marko Stefo si dhe ish mėsuesi Foto Menkshi, ekonomisti nė pension Thoma Ballo, ushtaraku nė rezervė Kiēo Llaka, duke i dhėnė njė ngrohtėsi dhe frymėmarrje fillimit tė vitit tė ri shkollor. Sipas traditės nė orėn e parė tė mėsimit bashkė me nxėnėsit u ulėn nė bangat e klasės edhe tė pranishmit nė ceremoninė e ēeljes. Nxėnėsit i pėrshėndeti me njė fjalė tė shkurtėr z. Anastas Ēarka.
Urime mėsuesit dhe nxėnėsve tė kėsaj shkolle !
Melpomeni Shaka

Krenari e trashėgimisė

1.Ėshtė diēka sinjifikative tė lartėsosh tė lartėsuarit nė fushėn e arkitekturės. Pas tė madhit Koēo V. Miho, Zagoria ka dhe arkitektė tė tjerė tė spikatur, por njė nga mė tė mėdhenjtė e saj nė ditėt tona ėshtė dhe Arben Qiro Menkshi. Arbeni ka mbaruar Universitetin e Tiranės (dega Arkitekturė) para rreth tre dekadave dhe vijon tė punojė si arkitekt nė qytetin e Vlorės. Ėshtė ideator dhe autor i shumė veprave ndėrtuese, por mė tė spikaturat janė: stacioni i trenit i Vlorės, nga mė modernėt pėr kohėn, qė u konstrukturua prej tij dhe pallati 10 katėsh nė qendėr tė qytetit.
Me ndryshimin e sistemit Arkitekt Arbeni kaloi nė profesion tė lirė dhe ngrė studion e tij moderne private nė lagjen “Ujėt e Ftohtė”. Kjo ishte njė sprovė e bukur, ku i talentuari Arben Menkshi filloi tė derdhė intuitėn e tij, finesėn arkitekturore nė projektimin e njė sėrė veprash tė rėndėsishme, tė dukshme, funksionale, njė krijimtari mjaft e pasur dhe domethėnėse: Ndėrtesa fine me fasada madhėshtore, me stil tė moderuar, tė ndėrtesave deri nė 12 katėshe, projektim tė fshatrave turistike e vilave nė bregdetin jonian dhe nė qytetin e Vlorės. Arbeni nė projektet e tij tė realizuara ka bėrė njė kombinacion tė dukshėm e plot ngjyrim tė ndėrtesave tė reja me ato ekzistuese tė harmonizuara bindshėm dhe funksionalisht me natyrėn vlonjate. Njė nga veprat e tij qė bie nė sy ėshtė hoteli “Bolonja”. Projektet e tij kanė aftėsinė absorbuese pėr klientelėn dhe janė shumė shpėrthyese qė sjellin emocion dhe dėshirė frekuentimi.
2. Kjo ėshtė njėra anė e talentit tė tij, por shfaqje tė njė potence tė madhe ka edhe nė artin e karrikaturės, ku ai ka arritur njė sėrė rezultatesh dimensionale, duke kapėrcyer kufijtė e vendit.
Njė fillesė e bukur: botime nė revistėn humoristike “Hosteni” dhe nė shtypin qendror. Duke treguar talent edhe nė kėtė fushė Arbeni ka hapur shumė ekspozita dhe ka marrė pjesė nė konkurse botėrore tė organizuara nė Kanada,Turqi, Itali, Greqi, Bullgari e gjetkė. Nė konkurrimin nė Belgjikė u fut nė dhjetshen mė tė mirė… Kryesorja ėshtė se ai ėshtė mjaft origjinal dhe karrikaturat e tij shquhen pėr finesėn, aftėsinė filozofike nė kompozim si dhe substratin elartė karrikaturist.
3. Por Arben Meksi ėshtė edhe njė tejdashurues i vendlindjes. Ja si ėshtė shprehur ai nė njė kontaktim me poetin zagorit, Anastas Bita, ku tregohet diapazoni mendor, parashikimi, ēiltėrsia dhe respekti:
“Sa herė kam vajtur nė Zhej e Doshnicė mbaj mend, se kur jam larguar, kam ndjerė njė keqardhje tė madhe. Pėr mė shumė pėr Lliarin. Ēdo mėngjes dilja nė verandėn e shtėpisė sė Hilajve e rrija bashkė me baba Mitron. Bisedonim pėr gjithēka. Ishte burrė fisnik e i ditur. Mua mė donte dhe mė respektonte, por gruan time Kozetėn, e donte me gjithė shpirt si bijėn e tij, Frosinėn. Degėt e mollėve tė vareshin si shall i blertė mbi supe, ndėrsa kėnga e bilbilit pikonte verė mbi kusinė e qumėshtit plot shkumė tė bardhė, qė mbushte Llikua nė vathė. Kur vajta pėr herė tė parė, mendova tė bėja njė album me karrikatura, por do ti, o Cacė, qė s’kapa dot asnjė temė. Ato vende, dhe ajo bujari janė vetėm pėr poezi. Nuk ka dalė kot fjala qė zagoritėt deri nė moshėn 18 vjeē janė tė gjithė poetė.
“Ke ndonjė mendim pėr ato fshatra,” - e pyes.
“Do t’ua them edhe pse s’dihet koha e realizimit. Njė projekt dua tė realizoj. Thellė nė veten time grumbulloj forma kollonadash e fasadash objektesh. Edhe nė qytetet moderne, ku kam vajtur, kur shoh njė objekt modern e pėrfytyroj tė ngritur mė ndonjė pllajė tė Ēajupit, apo nė atė kodrėn e bukur si gjoks gruaje qė ėshtė afėr burimit tė Jankos. Kam vite qė s’kam bėrė pushime, por nė rastin mė tė parė dėshiroj tė vete tė pushoj nė atė shtėpinė e gjyshit tim Gaēe nė mėhallėn e Priftajve. Tė dėgjoj me fantazinė time zilet e cjepėve tė tij, qė dikur gjėmonin pyjeve tė shkėmbit. Im atė Qirua, midis shumė porosive, na ka lėnė edhe kėtė: “Vendlindjen e tė parėve duajeni, se ajo gjithmonė kėrkon trashėgimtarė.”
Dhe trashėgimtarė tė tillė janė krenari….
Marrė nga libri ”Perla, profil i biskuar (Zagoria)” i autorit Kristaq F. Shabani.

Pasaporta poetik e autorit Anastas Bita

Dy fjalė rreth vėllimit “Mos mė kėrko atje ku s’jam”(fragment)
nga Albert Abazi, poet Vlorė
Librin e vlerėsoj pėr mesazhet humane qė jep, pėr ironinė shakatare tė gjallė, pėrdorur me mjeshtėri prej autorit. Gjatė leximit mė pėlqen se kjo letėrsi artistike nuk shfaqet dhe nuk ėshtė vetėm thjesht njė pasqyrim i drejtpėrdrejt i jetės. Ajo ėshtė krijim estetik, sepse na krijon njė realitet tė ri estetik, vlera tė reja estetike, tė cilat sigurisht nuk mund t’i shpėtojnė ndikimit tė aktualitetit, tė bashkėkohėsisė.
Ky vėllim ėshtė i tėri njė metaforė, brenda tė cilit pulson shpirti i shqetėsuar i poetit nė njė kohė tė trazuar. E nė kėtė kohė poeti nuk nxiton, por me pjekuri, me mall e brengė, me gaz dhe me duf hedh nė vargje pėrjetėsimet e tij tė vrullshme dhe pasionante me nerv e ngjyra poetike…
Ai e do shumė Zhejin, saqė e quan faltore, ėshtė bir i traditės e zakoneve tė tij. Ai ėshtė poet i miqve e mik i rakisė. Ai u thotė njerėzve: “Tungjatjeta! Por jo rrallė ndihet keq:
“Po psherėtij, erdhi kohė e keqe, ankthin, bluajmė me kafshatė. Kujt t’i japėsh pėrshėndetje? Kujt t’i flasėsh buzėgaz?”
Autori ėshtė poet i ndjenjės sė hollė, i sinqertė nė tė shkruar. Tė ngelet nė mend vjersha pėr Sarėn, Fjonėn dhe Erėn, pėr mjaltin e mjaltit, mbeskėzat e tij.
Kėnga e saponisur pėr nėnė Poliksenin ka dalė vetė nga zemra dhe merr vlera tė larta pėrgjithėsuese. “Emėrmadhja ra nė gjumė, lodhur shumė… a ikur shpejt… nėnėz-o, ujėvarė malli, pėrcillet dashuria pėr nėnėn si stafetė brezave. Libri ka disa lirika tė freskėta, por unė dua tė theksoj dhe vetėm dy fjalė pėr poezinė “Ti dhe motra ime”, ku jepet njė nga plagėt mė tė dhimbshme dhe mė tė ulta tė kohės qė jetojmė: prostitucioni nė kontrast tė fortė me ndershmėrinė qė ekziston tė femrės shqiptare. “Llėrėn e bukur tė vajzės sonė shqiptare, vetėm dėllėnja ia prek, kur gėrxhit i shkon pranė”, thotė autori dhe nėnteksti ėshtė i qartė: Kohėrat venė e vinė, por nderi ėshtė floriri, ėshtė drita e syrit, ėshtė gjėja mė e shtrenjtė, ėshtė vetė jeta dhe vazhdimėsia e racės. I mbushur me dufe, me ndjenja tė fuqishme, por i papushtuar nga pasionet, me njė logjikė tė ftohtė, ai shprehet mė nė fund pėr bjondinėn prostitutė: “Unė s’kam arsye tė kem dhimbje, kur prodhon kombi skarcitet…”
Duke i uruar poetit penė tė florinjtė, po i them qė edhe nė botimet pasuese t’i shpėrndajė metaforat siē shpėrndahet sheqeri dhe arrat nė bakllava, qė s’hidhen vetėm nė njė thelė tė saj, pasi atėherė do tė na velnin…


Figurė qendrore e Radiofonisė
Emri i Vera Zhejit ėshtė emri qė njihet nė gjithė Shqipėrinė, por nuk ka asnjė dyshim se valėt e Radio Tiranės dėgjohen edhe nė kontinent! Familja Zheji ka pėrfaqėsues tė lartė: Gjergjin, Petron, Arturin dhe spikeren e talentuar Vera. Njė verė e vėrtetė nė foni!
Mikrofoni: Partneri mė i rėndėsishėm i jetės sė saj .
Dėgjuesi: Vlerėsuesi i saj. Konsiderata zyrtare: Zero! Sadisfaksioni mė i madh i saj: Komunikimi me popullin!
Respekti mė i madh: Pėr atė qė e dėgjon! Dashuria mė e madhe: Vajza e vetme Lea... Spikerja mė e preferuar e saj sot: Mirela Milori... Pėlqesa mė e madhe e saj: Fėmijėt... Pėrrallat e “gjyshe Verės” .
Cila gjuhė i ka pėlqyer: Italishtja tė cilėn e zotėron.
E filloi profesionin e spikeres sė Radio Tiranės qysh nė moshėn e pubertitetit. Zėri i saj melodioz, tejet i qartė, “pushtues” dhe magnetizues. Nė ato fillime tė para radiofonike, ku radioja lozte rolin epror, spikerja Vera Zheji ishte “pjesėtare” e ēdo familje shqiptare. Po kurrė radiua nuk e humbet rolin , edhe kur Televizioni fillon “konkurrencėn”. . .
E kemi parė Verėn edhe duke interpretuar nė skenė dhe jemi befasuar. Ka njė kombinacion tė fuqishėm midis Verės si stinė dhe Verės sonė si emėr. Ėshtė tepėr e njohur Vera Zheji edhe si pedagoge me nivel.
Nė vitin 1991 erdhėn nė Shqipėri ca miqtė e mi, tė cilėt midis pyetjeve kurioze, qė mė bėnė mė pyetėn edhe pėr spikeren e talentuar Vera Zhejin. Unė, me sa dija, iu pėrgjigja pyetjes sė tyre.
Naseri, kėshtu quhej miku im i ri, qė banonte nė Zvicėr, mė tha shkurtimisht: “Nga Andon Zako Ēajupi dhe spikerja Vera Zheji kam mėsuar e njohur Zagorinė. Vera nuk ėshtė vetėm juaja, por ajo ėshtė jona, e kosovės dhe e gjithė kombit...”.
Gjuha e folur me theks tė pėrkryer nė shqip ka sjellė qė zagoritėt tė jenė tė preferuarit e FONISĖ :
Amalia Dhamo (Ēala) - spikere e televizionit shtetėror, redaktore dhe gazetare; Roland Roshi - spiker nė RTSH ; Golemi - spiker pėr disa vjet nė Radio Tirana.Njė kuartet i madh.
“Koha mban mend”, thotė njė poet .
Marrė nga libri “Perla, profil i biskuar” “ZAGORIA”

Shkrimtarė, poetė, studiues, shkencėtarė, piktorė zhejotė tė kontributit
Fond i madh kulturoro – shkencor (Katalog botimesh)

Petro Garo “Kėtu- kėtje”, “Byreku i krushkės”me bashkautor
Vangjel Garo “Tė burgosurit”, dramė, “Kurbeti” si dhe me bashkautor “Kėtu – kėtje ”, “Byreku i krushkės”
Miēo Garuli libri “Arti i kuzhinės“
Artur Zheji, shkrimtar, gazetar, studiues “Rajmonda”, “Qerosi”, “Mbreti i gėnjeshtrave” (pėrkthyer nė italisht), ”Fluturimi i thyer”, “Ishulli i shtegtarėve tė huaj”, drama.
Prof. Dr nė letėrsi Gjergj Zheji “Muret e Krujės”, ”Rusha”, “Kullat”, romane
“A. Z. Ēajupi, jeta dhe vepra”, katėr libra pėr fėmijė; autor i 15 teksteve mėsimore universitare si “Folklori shqiptar”, “Maja e ēelur”, “Antologji e komentuar e letėrsisė shqipe” (me bashkautor), “Bazat e vargėzimeve shqiptare”, “Vėzhgimet metrike”, “Antologji e letėrsisė shqipe” (me bashkautor) si dhe 8 pėrkthime: “Republika e Platonit”, “Pėr Gynt” e Ibsenit, “Fabulat e Krilovit” (me bashkautor).
Petro Zheji, pėrkthyes e studiues (Themelues i filozofisė esencialiste)
“Don Kishoti i Manēės” i Servantesit, “Ringjallja” e Leon Tolstoit, “Kėmbanat e Bazelit” e Aragonit, novelat e Maksim Gorkit, rreth 15 pėrkthime. Nė fushėn e linguistikės: “Shqipja dhe Sanskrishtja”
Vera Zheji, mjeshtre e fjalės artistike dhe aktore
Role nė dramat: “Fytyra e dytė”, “Hijet e natės”, “Familja e peshkatarit”, “Morali i zonjės Dulska”, “Shi nė plazh” e tjerė.
Anastas Bita “Mos mė kėrko atje ku s’jam”, “Mustafa Matohiti” poemė
Eftimi Mila (Garo) “Mė prano kėshtu si jam Zagoria ime”. “Pranė jush dhe midis jush”, “Dhe yjet rrinė e vėshtrojnė” (me bashkėautor)
Kiēo Kapetani“Kriza valutore e Kapitalizmit“, KNERI (Komiteti Ndėrkombėtar i Ekonomise Reciproke“
Jorgo Dhespa “Kthehem atje ku u nisa”, vėllim poetik.
Ksenofon Bita “Integralet”
Jani Ballo “Po ecėn bleta”
Koēo Mino dhe Melpomeni Shaka kanė botuar herė pas herė krijime tė tyre nė organe tė shtypit periodik e sidomos nė gazetėn ”Zagoria”
Shėnim: Nė kėtė renditje nuk ėshtė marrė parasysh rendi alfabetik.
Nga fondi historik
Shoqatat e krijuara
Shoqata “Arbėria”, e krijuar nė Argjentinė me nismėn e Vasil Kapedanit (Zhej). Fillimisht u vu nė krye tė saj. Kishte pėr qėllim pėrhapjen e diturisė dhe mėsimin e gjuhės amtare. U riorganizua nė vitin 1910 dhe mori emrin “Shoqėria e Lidhjes Shqiptare” me qendėr Buenos Aires. Kryetar u zgjodh Vangjel Bita (Garo), kėshillonjės Lipe Stefani (Lliar) e Mitro Sotiri (Zhej) dhe arkėtar Spiro Kaēi (Malėshovė).
Shoqėria “Pėrparimi” Shoqėri kulturore - arsimore e krijuar nė Zhej nė muajin tetor 1922 si bijė e shoqėrisė zhejote tė Stambollit. Nė programin e saj kishte si qėllim emancipimin e femrės.
“Shoqėria “Ylli teatral” SHYTA”. Nė vitin 1934 nė Zhej organizohet njė grup i gjerė teatral inkuadruar nė shoqėrinė “Shyta”, domethėnė “Shoqėri ylli teatrale arsimore”. Nė tė merrnin pjesė: Vangjel Garo, Rako V. Bita, Sotir Bita, Lefter Stefani, Koēo Ēarka, Stefan Bita, Llazar Mekshi, Peēo Ēarka, Aleks Ēarka, Thoma Dado, Thoma Suli, Spiro P. Ēarka, Kiēo Lena, Vasi Koēi, Kristostom Nika, Jorgo Garo, Piro Bita, Spiro Th. Ēarka e tjerė. Ky ėshtė grupi i parė teatral zagorit qė jep shfaqje nėpėr fshatrat e krahinės.

Interpretėt e kėngės zagorite

Ėshtė mė se i nevojshėm evidentimi i interpretėve tė kėngės sė bukur, qė i dha tonin dhe qė pėr kėtė ėshtė shkruar posaēėrisht e zbėrthyer nė sensin shkencor. Interpretėt, dashamirėsit, adhuruesit zėnė vendin e tyre nė podiumet e nderit e bashkė me ta “bardėt” popullorė, tė cilėt pėrgatitėn kujdeshėm me shpirtin e pasur tekste folklorike, qė janė pritur dhe lauruar nė konkurrim e folklorike.
Interpretė (marrės, kthyes, hedhės, iso) tė fshatit Zhej:
K. Lena, S. Menkshi, K. Mino, F. Stefo, S. Lena, L. Qorri, S. Ēarka, L. Llaka, M. Shaka, F. Mino, Dh. Bita, motrat Kllapi, M. Qorri, E. Qorri, D. Ēarka, Z. Menkshi, V. Ēarka, K. Toslluku, V. Londi, K. Qendro, F. Menkshi, E. Menkshi, Q. Zogo, M. Peēi, V. Sotiri, A. Kllapi, M. Kllapi, A. Kapetani, D. Ballo, A. Ēarka. Th. Suli, Petrit Peēi.
Rapsodė tė shquar:
Vasillo Kllapi, Xheke Kllapi

Ne nė stinė e vjeshtės zhejote dhe njė copėz e Zhejit nė Kavallė
nga Kiēo Llaka

Na mbushen me oksigjen bronket, kur vimė nė Zhej. Kėtu ēmallemi me tė afėrmit dhe gjithė bashkėfshatarėt, qė banojnė dhe punojnė kėtu. Sidomos vjeshta na mbledh. Kėtė vit koincidoi qė nė kėtė kohė kishte shumė zhejotė, tė cilėt po kalojnė njė fragment tė bukur tė jetės sė tyre nė vendlindje. Thoma Ballua ėshtė i pėrvitshėm me gjithė shoqen e tij dhe njeri i humorit dhe i kėngės, por dhe i dollibashit tė bukur, qė tė kujton etė personifikon zhejotin gjithqytetėrues. Ai s’mund tė ndahet tashmė nga shtėpia e tij e rikonstrukturuar. Po kėshtu Jorgo Q. Menkshi bashkė mebashkėshorten, Vitorinė, po i gėzohet shtėpisė sė re tė rindėrtuar me gusto. Ai tashmė e ndjen plotėsisht veten zhejot, paēka se njė pjesė tė jetės sė tij e kalon nė shtėpinė e tij nė Vlorė. Kėtu ne u kėnaqėm. Bisedat dhe takimet tona me Vasil Menkshin, Garito Shakėn, Marko Stefėn, Fone Menkshin e Fone Qendron, Anastas Ēarkėn, Anastas Qorrin, Thoma Qendron, elektriēistin qė mban nėn kujdes dritėn elektrike, qė ēuditėrisht ishte e pranishme 21orė pa ndėrprerje… Pasi tė largohemi nga Zheji, ne do tė shkojmė nė Sarandė dhe mė vonė nė “Zhejin e vogėl “ nė Kavallė, ku na pret Arqile Ballua, Pali Ballua, Vangjel Mania, Klement Ēarka, Besnik Suli, Sotir Qorri, Ila Qorri, Vasil Qorri, Ladi Qorri, Jorgo Muko, Miēo Lena, Lipe Ndreu qė e ka bashkėshorten ngjelin nga Shofitajt dhe domosdo, duhet pėrmendur edhe nipi im, Filip Koēo Minua i cili ėshtė kripa e lezetit. E shihni pra njė komunitet i “madh” zhejot nė Kavallė.
Nė Kavallė tė Greqisė, ne gjithēka e realizojmė zhejotshe dhe mblidhemi herė pas herė nė veprimtari tė bukura. Ne shquhemi pėr respektim tė ligjeve vendase dhe pėr njė qytetėrim e civilizim tė lartė duke demonstruar shpirtin tonė tė madh. Dalja e gazetės “Zheji” do tė na lidhė mė ngushtėsisht tė gjithėve, por vetėkuptohet qė tė gjithė duhet tė japim ndihmesėn tonė tė madhe”


Njė njeri e profesionist human rrėfen pakėz pėr veten e tij

Ēdo zhejot, por edhe lliariot, doshnicar, qė shkon nė vendlindje e ndien veten tė sigurt se pėr ndihmė tė parė shėndetėsore dhe ndėrhyrje tė shpejtė ėshtė prezent e aktiv njė profesionalist si dhe njė ēantė, qė rri gjithmonė gati pėr tė shtuar jetėn. Edhe nė moshė pensioni ai bėn maksimumin. Zhej , Lliar, Doshnicė…. A nuk duhet tė fokuesohen kėta njerėz dhe tė mos shikohen nga shteti me sy njerke, por fundja edhe tė stimulohen?!…

Harillo Lena

E kush nuk e njeh tė papėrtuarin, njeriun e sakrificave tė mėdha, njeriun profesional, Ndihmėsmjekun aktiv, tė kudondodhurin dhe tė respektuarin Harillo Lena. Ai na pret nė shtėpinė e tij karakteriske, ku ėshtė shquar si njė emėr i madh nė prodhimin e mjaltit zhejot tė traditės dhe tė konkurrimit. E pyesim dhe e ka zor tė flasė e tė shpalosė atė veprimtari tė madhe profesionale, ku mbizotėron humanizmi i njė shpirti tė gjerė, tė pasur dhe tė vėnė nė shėrbesė tė popullatės sė Zagories. Ai fillon nga Qendra Shėndetėsore Topovė dhe pėrfundon nė fshatine tij Zhej. Tre dekada e gjysmė tė jetės sė tij. Emocionohet. Si pėlqen tė flasė pėr veten. Por i gjejmė ēelėsin hapės dhe ai kthehet bukur nė rrėfenjėn e tij retrospektive: “Ne, kur dolėm nė jetė, u angazhuam pėr shėrbesė njerėzore, u angazhuam pėr disiplinim tė dijeve dhe vėnie nė shėrbesė tė jetės njerėzore… Sa e sa fakte jetėsore, sa e sa ndihma tė para, nė kushte tė rėnda dhe klimatike, sa e sa ndėrhyrje nė rol tė mjekut, tė cilat kėrkonin rritje profesionale, por edhe kėmbė tė shpejta e vendime serioze… Shpėtime jetėsh dhe njė krenari jona e ligjshme…”.
Harillo Lena, ndez njė cigar dhe troket njė gotė… Sytė e tij tė thellė mbartin njė retrospektivė tė pasur, mbartin njė kryethėnie humane se sytė ndriēohen dhe shprehin zemrėn e mirė… “Nuk jam ulur ende pėr tė shkruar gjithė kėtė kujtesė profesionale, gjithė kėta njerėz qė mė kanė nderuar, gjithė kėta njerėz, qė pavarėsisht se isha nė rol ndihmėsmjeku, mė thėrrisnin “Doktor Harillua”. Mendoja se a e vleja njė titullim tė tillė. Nuk jam nostalgjik pėr mjekėt e mėparshėm, por ishin shumė tė zotė profesionalisht dhe terapia ndaj tė sėmurėve vinte si rrjedhojė e njė analize tė hollėsishme dhe konsultimi…” Dhe sjell nė ndėrmend emra tė mėdhenj si Vasil Jorgji, Koēo Andoni, Filip Kote, Tahir Bitri i shquar si mjek terapist. Pėrmend edhe mjekun Dhimo Shitunin, me tė cilin ka pasur relaltė tė gjalla. Pastaj bashkėpunimin me ndihmėsmjekėt Ilia Taēi nga Lliari, Piro Kllapin e tjerė. Ndalet te Mitro Vllahu, tė cilit i drejtohet: “Tė lumtė, qė po jep edhe njė shkėndijė tjetėr mediake… Ne tė fushės sė Mjekėsisė ishte e thėna tė jemi nė radhėt e para tė pėrpjekjes… Por ai nuk mund tė harrojė pa pėrmendur nė kėtė rast edhe bashkėshorten e vet, Sofinė, pėr ndihmėn e kontributin e dhėnė nė lehtėsimin e profesionit tė tij. Sofi Lena (Bita) ėshtė njė grua e qeshur, duarartė, njė zonjė e vėrtetė, e cila ėshtė shėmbėlltyrė e personalitetit tė gruas inteligjente zagorite me sy tė ndriēuar nė njė perspektivė tė qartė.
Ikim nga shtėpia mikpritėse e Harrillo Lenės, pėr tė vijuar rrėfenjėn e tij tė bukur, interesante, tė menēur dhe jetėdhėnėse. Njė shtrėngim duarsh, njė urim zemre nė njė lumnaj ė drite njerėzore prodhuar nga zemra tipike zhejote. Sofia nuk harron tė na porositė pėr t’i shpurė tė falat dhe pėr t’i rikujtur premtimin pėr tė ardhur nė Zhej , motrės sė saj Julisė (Garo)… “Malli tė zė, thonė dhe ka tė drejtė tė tė zėrė”… Ne pėrshėndetemi dhe i themi se porosinė do ta zbatojmė…
Qeshim me plot buzėn nė kėtė sinqeritet madhor.

Shkurt
“Ne jemi tė “akomoduar” nė Janinė dhe jemi shumė tė lidhur njėri me tjetrin. Takohemi, bisedopjmė, ēmallohemi, ndihmojmė . Nė Janinė ėshtė me familje:Akile Kllapi, Arqile Menkshi, Jorgo Meēi, unė,… na thotė Filip V. Menkshi dhe pastaj vazhdon: “Jeta nė komunitetin zhejot na jep forcė… Jemi nė Janinė, por mendjen e kemi kėtu nė Zhej… Duam tė vimė herė pas herė, tė shikojmė njerėzit dhe tė ēmallemi. Madje Arqile Menkshi ėshtė shuėm nostalgjik dhe i kujdeshsmė. Do tė fiksojė gjithēka kėtu nė Zhej , kur vjen dhe pastaj e shikojmė tė gjithė… Ēdo gjė e Zhejit na rrėmben… Me Zhejin kemi lidhur vitet e jetės sonė. Si thonė kot verndlindje, atje ku tė ka rėnė koka…”.

*
Pilo Qendrua ka qenė kaq vjet i punėsuar nė KESH, nė Tiranė dhe njė nga privilegjet e tij ėshtė se ai banon nė njė pallat me Kryeministrin aktual. “S’kemi ndonjė privilegj tė madh,- thotė ai -, por tė paktėn ujė dhe drita kemi. Edhe regjimi i ruajtjes sė pallatit tonė ėshtė i madh…”.
Ai ka dy muaj qė ka ardhur nė Zhej dhe nuk ndahet dot prej tij…
“Kėto ditė janė tė fundit pėr kėtė vit… Unė gjithmonė kur iki , mendoj se kur do tė kthehem…Ėshtė dashuria e madhe, qė mė sjell nė vendlindje, njerėzit qė banojnė kėtu, por edhe lidhja e madhe, qė kam me fėmijėt e vėllait Thomain, dhe dy mbesat:”

Fjala e lirė

Pak fjalė pėr doktorin
nga Melpomeni Shaka
Nė fakt Gjirokastra ka pasur mjekė shumė tė mirė dhe vazhdon tė ketė. Njėri nga kėta ėshtė dhe mjeku…… Para disa muajsh mė shpuri fati te doktori. Kur unė shkova tek ai pėr t’u vizituar, tė them tė drejtėn m’u duk pak i ashpėr ose si ta shpreh mė ndryshe “tip i rėndė” Por doli e kundėrta. Ishte njė person shumė i mirė nga shpirti. Nė profesionin e tij ose nė detyrė ishte pak nervoz. Doktor Dhimitri tek unė do tė kryente njė operacion. Ai mė foli pak rreptė, pse unė isha vonuar shumė dhe s’kisha shkuar mė parė. Kishte shumė tė drejtė, por ne tė tilla i kemi kushtet dhe e lėmė veten pas dore. Kaloi njė ditė, dy, pesė deri nė njė muaj. Mė nė fund mė shtroi. Operacionin e kreu me sukses. I jam shumė mirėnjohėse. Mė qėndronte shumė afėr. Ai kujdesej shumė si pėr mua ashtu dhe pėr tė gjithė pacientet e shtrura. Pėrshtypje mė bėri personeli i Spitalit, qė punonte aty qė nga mamitė, infermieret e deri te sanitaret. Ato janė shumė tė mira qė tė gjitha. Aman mė i miri, sipas meje ėshtė doktori qė u kėrkonte llogari. Kur vinte ndonjė e sėmurė rėndė doktori bėnte tė pamundurėn deri sa ta shėronte dhe, vetėm atėherė, ai qetėsohej dhe ndiente njė kėnaqėsi nė veten e tij. Pra i tillė ėshtė doktor Dhimitėr Ēuēi. Prandaj unė atė e uroj: “Suksese dhe sa mė shumė suksese, doktor Dhimitri!”
Zhej, 22.09.2007


Veprimtari tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, poetėve dhe Artistėve « PEGASI »

Kėto ditė ishte nė Zhej shkrimtari dhe poeti Kristaq F. Shabani, Anėtar Nderi dhe Anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve Ndėrkombėtarė me qendėr nė Ohajo tė SHBA si dhe Anėtar i Poetėve bashkohorė tė Globit, njėkohėsisht Kryetar i Lidhjes sė Krijuesve « PEGASI » ALBANIA, me qendėr nė Gjirokastėr. Ai mori takim me shumė zhejotė , tė cilėt janė lexues pasionantė tė librit , tė shquar , njerėz tė analizės dhe tė dhėnies tė mendimeve tė gjalla pėr ecurinė letrare. Zoti Kristaq vlerėsoi plejadėn e njerėzve tė kontributit tė dalė nga komuniteti zhejot gjatė gjithė kohėve dhe veēoi dyshen Garo, po kėshtu kontributin e familjes Ballo, e cila e ka lartėsuar emrin e Zhejit me vendosjen e mbiemrit Zheji.
« Shkrimtari, studiuesi Gjergj Zheji, pėrkthyesi i talentuar, studiuesi, hulumtuesi Petro Zheji, shkrimtari, publicisti, analisti Artur Zheji dhe spikerja idhullore e gjithė shqiptarėve Vera Zheji, njė verė e vėrtetė bukurore shqiptare, janė kulme apo maja tė arritjes sė mendimit nė lėmin kombėtar. Me ata, jo vetėm ju zhejotėt duhet tė krenoheni, por krenimin ta mbajnė tė gjithė sė toku, e gjithė krahina inteligjente. Kėto maja ne duhet t’i nderojmė, sa s’ėshtė vonė, duke filluar qė nga Kėshilli i Komunės Zagorisė, i cili njerėzit e kontributit tė madh duhet tė fillojė t ‘i nderojė dhe t’i vėjė nė Altarin e Nderit ». Shkrimtari dėgjoi me vėmendje dhe mori mendime e vlerėsime pėr disa nga librat e tij « Perla, profil i biskuar (ZAGORIA) », ‘Pulsi i Dhimbjes », « Kryefjala e Fatales » si dhe pėr veprėn antologjike « Virtyti i Gėnjyer » nga Anastas Ēarka, Mitro Vllahu, Harrillo Lena, Kiēo Llaka, Jorgo Q. Menkshi, Thoma Ballo, Marko Stefo, Ilia Taēi, Kristostom Llane,Arian Ēarka, Foto Mekshi e tė tjerė. Po kėshtu shkrimtari, nė emėr tė krijuesve qė pėrfaqėson, mori pjesė nė ceremoninė pėrkujtimore tė njeriut tė ndriēimit », siē e motivoi ai elektriēistin e talentuar dhe krijuesin Koēo Mino, i cili ėshtė ndarė nga jeta para dy vjetėsh. Po kėshtu ai dha porosi qė njerėzit qė krijojnė t’i zbulojnė krijimete tyre dhe t’i reklamojnė. Madje pėr krijimet e Koēo Minos tė bėhet njė libėrth, pasi ai e kishte qė kur jetonte kėtė obligim qytetėrues.
Foto Menkshi, korrespodent i gazetės « ZHEJI »

Portrete inteligjente

Nė aspektin jetėsor shumė njerėz shquhen pėr aftėsitė e tyre njerėzore si dhe pėr talentin profesional. Njėri prej syresh, qė ka dhėnė njė kontribut tė madh nė disa fusha tė Ekonomisė, ėshtė dhe Ing. Filip Konomi. Gazeta “Zhej” e fokuson nė numrin e parė .

Njė shkurtesė biografike

Lindi nė fshatin me emėr Zhej tė krahinės sė Zagories, Gjirokastėr. Shkollimin shtatėvjeēar, sistemi i atėhershėm i studimit, e ndoqi nė fshatin e lindjes. Mandej vijoi studimet e mesme nė gjimnazin me emėr “Asim Zeneli” Gjirokastėr. Etja e Filip Konomit ishte vijimi i studimeve tė larta, duke i vėnė vetes si qėllim parėsor arritjen nė nivelin e njė kuadri pėrkushtues. Kėshtu filloi studimet nė Universitetin Bujqėsor Tiranė pėr inxhinier i pėrgjithshėm i pyjeve, tė cilin e pėrfundoi nė vitin 1968. Inxhinieri i ri qėndroi njė vit nė dispozicion tė Ministrisė sė Bujqėsisė, ndėrsa prej vitit 1969 deri nė vitin 1980 u caktua nė Ndėrmarrjen Pyjore Tepelenė si kryeinxhinier i kėsaj ndėrmarrjeje. Puna plot pasion e pėrkushtim nė specialitetin e vet e radhiti ing. Filipin nė rangun e njerėzve, tė cilėt iu pėrkushtuan tėrėsisht profesionit. Me cmirėn e tij tė mirė iu pėrvesh me zell punės kėrkimoro- shkencore. Kėshtu, ai gjatė kėsaj periudhe punoi intesivisht nė studime dhe projektime pėr pyllėzimet, pėrmirėsim pyjesh, sistemime malore, ndėrtime ujėmbledhėsash e tjerė. Si dhe punoi me profesionalizėm nė organizim dhe drejtim pėr studimin e mbarėshtrimit tė pyjeve tė bredhit nė Byronė e projektimeve Pyjore Tiranė (nė vitin 1970-1971). Pas njė pune intesive dhe afėrsisht rreth 12 vjet nė Tepelenė , nė vitin 1981 transferohet nė Gjirokastėr, pranė ish Ndėrmarrjes sė Grumbullimit. Edhe nė kėtė ndėrmarrje vijon pėrkushtimin e tij pėr tė studimet. Kryen studimin mbi gjendjen pėrhapjen dhe mundėsinė e grumbullimit tė bimėve medicinale e tanifere nė rrethin e Gjirokastrės pėr rritjen e eksportit.
Nė vitin 1986 -1987 caktohet K/Inxhinier nė ish Ndėrmarrjen e Pėrpunimit tė Drurit Gjirokastėr dhe qė nga viti 1987-1992 Drejtor i kėsaj ndėrmarrjeje, duke punuar me pėrkushtim pėr futjen e teknologjisė sė re nė prodhimin e mobiljeve duke rritur prodhimin dhe asortimentet e tjera.
Nga viti 1992 -1993 caktohet Drejtor i shėrbimit pyjor Gjirokastrės. Nga viti 1993 deri nė vitin 1999 e sot ėshtė nė detyrėn Shef i Policisė sė shėrbimit Pyjor Gjirokastėr.
* * *
Nė se bėn njė analizė tė kėsaj veprimtarie vėren se Ing. Filipi e meriton pjesėmarrjen nė kėtė rubrikė tė “Intelektit 2001…”, pasi ai ka qenė njė nga impulsuesit dhe promotor i lėvizjes studimore nė profesionin e tij. Inteligjencėn dhe lartėsinė e tij profesionale e ka vėnė nė shėrbesė tė vendit, duke kryer studime qė marrin vlera kombėtare. Fokusimi i kėtyre kuadrove ėshtė i nevojshėm pėr kujtesė tė brezave dhe pėr evidentim tė vlerave. Njė nga veēanėsitė e tij karakteristike ėshtė pjesėmarrja aktive nė tė gjithė ecurinė e jetės sė Shoqėrisė Civile nė Gjirokastėr, duke dhėnė kontributin e tij intelektual nė tė gjitha lėvizjet e ndėrmarra. Ai e do vendlindjen e tij dhe ka nostalgji pėr Zhejin dhe Zagorien dhe nė kėtė kuadėr interesi i tij ka qenė i pėrhershėm pėr rritje.


Nderime respekt pėr tė ikurit nga jeta,
njė traditė e bukur qė pėrcillet

Ditėn e diel, mė datėn 23. 09.2007, shumė zagoritė, kryesisht nga fshatrat Zhej, Lliar dhe Doshnicė si dhe zagoritė tė ardhur nga Gjirokastra, Tirana, Vlora, Saranda , Janina, Kavalla, morėn pjesė nė pėrvjetorin e dytė tė ndarjes nga jeta tė zhejotit Koēo Mino. Me kėtė rast nė kishėn e Zhejit u bė njė ceremoni kishtare. Mandej tė gjithė pjesėmarrėsit nderuan me tufa me lule Koēo Minon si dhe u vendosėn lule e u ndezėn qirinj nė tė gjithė vendet e prehjes tė zhejotėve, nė varrezat e fshatit Zhej. Pas kėsaj nė ora 12.00, nė shtėpinė e Koēo Minos, u shtrua dreka pėrkujtimore. Nė emėr tė familjes Mino falėnderoi pjesėmarrėsit nė ceremoninė pėrkujtimore, djali i Koēos, Filip Mino. Gjatė drekės u pėrmendėn vlerat e tė ndjerit dhe puna e tij pasionante pėr ecurine vendlindjes.

Zhejit
Ti je perlė qė mbyll vargun nė luginė,
je si dritė qė e ndriēon Zagorinė.
Jano Ballo

Homazh i madh
Nderim dhe respekt pėr tė gjithė ata, qė janė larguar nga jeta nė shekullin e fundit, tė cilėt u pėrpoqėn dhe kontribuan pėr vendlindjen e tyre dhe bėnė emėr. Tė gjithė ata dhe ato luftuan dhe u pėrpoqėn, lanė emrin e tyre nė kujtesė tė brezave, ndaj sot ne homazhijmė dhe ndezim qiri nė shenjė kujtimi dhe nderimi nė Kishėn e Shėn Kollit Zhej.
Reklama
Doni tė siguroni njė dhuratė tė bukur qė tė tė emocionojė dhe tė realizojė qėllimit tuaj tė dhurimit?Atėherė drejtohuni te dyqani, i cili ėshtė ngritur posaēėrisht pėr tė realizuar njė procedurė tė tillė nga Sokrat Konomi te lagjja “18 Shtatori“, bulevardi kryesor, kur shkon pėr nė lagjen “Granicė“.
Frekuentoni Bar- Bufe "FERUNI"
Nė kėtė lokal do tė gjeni njė mjedis tė kėndshėm, modern, pėr tė shijuar pijet qė ju dėshironi si dhe do te gjeni gjithashtu njė shėrbim tejėsisht tė kulturuar. Eshte i pajisur me DIGIT ALB, programi SAT+ pėr tė ndjekur Kampionatin Botėror i futbollit. Vend mė tė bukur pėr tė ndjekur kampionatin se ky ambient nuk ka. Pronari i lokalit eshte zhejoti Kristaq M. Vllahu.
Lokali ndodhet pėrballė stadiumit "Gjirokastra", nė rrugėn qė shkon pėr nė Universitetin "Eqrem Ēabej".
* *
Nė Pazarin e Vjetėr tė Gjirokastrės, nė Bar - Bufe Restorant "Festivali", me pronar Niko Ballon do tė tė gjeni njė menu tė pasur dhe me asortimente tė traditės zagorite. Shpejtoni tė kontaktoni dhe do te mbeteni tejėsisht tė kėnaqur.
Mund te komunikoni me pronarin e lokalit ne numrin e telefonit Mobil.....................
* * *
Nė lagjen “18 shtatori” pranė Kopshtit “Soros” ndodhet Bar - Bufe “Garo” me pronarė Thoma dhe Julia Garo. N ėkėtė lokal do tė gjeni pėrveē njė shėrbim tė traditės zagorite edhe pije, raki Mani” e prodhuar nė Zhej, e cila ėshtė mjaft kurative.

Sponsorė tė numrit 1
Filip K. Mino, sponsori kryesor, i cili ėshtė i lidhur shumė me vendlindjen e tij Zhejin . « Edhe nė Kavallė , ku jetoj dhe punoj, mendjen e kam te fshati im, Zheji, jo vetėm se kam njė pjesė tė familjes atje, por e ndiej shpirtėrisht lidhjen e madhe organike, qė mė trondit shpirtėrisht. E kam obligim qė tė ndihmoj sadopak nė ecurinė e fshatit tim. Dalja e njė gazete periodike ėshtė njė ogur i madh pėr tė gjithė ne, pasi Zheji sot ėshtė « i coptuar » nė drejtim tė vendodhjeve tė reja, pėr shkak tė emigrimit. Nė Kavallė, ku unė jetoj, ėshtė njė ciopėz Zheji, ku pėrcillet tradita, zakonet , doket ; ka lidhje tė ngushtė midis nesh. Kjo na mban gjallė ».
Akile Kllapi ėshtė nje personazh tipik, zagorit, dashamirės, i cili nė shpirtin e tij mbart pasionin pėr bukurinė dhe pėr tė mbajtur nė kėmbė “vendlindjen“. Pavarėsisht se ėshtė nė Janinė, duke punuar si emigrant, ai bashkė me bashkėshorten e tij nuk i “ndahen“ kurrė fshatit, duke e bėrė shtėpinė e xha Milos tė bukur dhe me parametra bashkėkohore. Unė do ta mbaj, do ta zbukuroj shtėpinė e fshatit, do ta bėj lule bashkė me bashkėshorten time,
Foto Menkshi, i kudondodhur, duarartė dhe njeri qė i bėn hatėret, jep kontribut nė ceremonitė qė zhvillohen duke pėrcjellur dashamirėsinė dhe intelektin e tė parėve tė tij.
Foto Qendro, pasionant, kėrkon qė fshati Zhej tė mbijetojė, tė bėhet mė i bukur, tė ketė zėrin e tij dhe tė pėrcjellė kėtė zė tė bukur gjithkund.
Vasil Konomi, me makinėn e tij nuk e harron Zhejin dhe Ēajupin... Ai pėrkujdeset pėr shtėpinė e tij nė Zhej, gjithashtu jep njė shėrbesė edhe transportimi udhėtarėsh zhejotė nė fshat.
Sotir Menkshi, njeriu i kėngės, interpretimit tė lartė artistik kėrkon qė tė rinjtė tė merren me traditėn, tė fillojė pėrsėri ligjėrimi i kėngės zagorite, tė ndihet kudo kjo kėngė dhe tė thuren vargje tė bukur pėr Zhejin.

Drejtor dhe botues i gazetes: Kristaq F. Shabani 0692553056
Zėvendėsdrejtor: Qirjako Menkshi, Trifon Carka
Kryeredaktor: Dr. Mitro Vllahu Gjirokastėr Mobil
Zėvendeskryeredaktore: Eftimi Mila, (Durrės), Anastas Bita (Vlorė)
Pėr informacionin: Jorgo Q. Meksi (Athinė), Jano Lena, Qirjako Zogo(Gjirokaster), Vladimir Kllapi (Fier), Kiēo Llaka( Sarandė), Llukan Garo (Tirane), Filip Meksi (Angli). Sofi K. Meksi (Krujė), Ksenofon Bita (Vlorė)

Keshilli botues i gazetes: Gjergj Zheji (Kryetar Nderi i Kėshillit botues), Anastas Ēarka, Vera Zheji, Arben Meksi, Filip Konomi, Klement Konomi, Irena Garo, Liri Kllapi, Andon Bita, Trifon Ēarka, Arjan Vllahu.
Redaksia e gazetės: Lagjja "18 shtatori", Kristaq Vllahu, afėr Farmacive qendrore Gjirokastėr, rruga qė shkon pėr te busti i Andon Zako Cajupit.